AKTUALE

VLEN pro shfuqizimit të qeverisë teknike, por jo para zgjedhjeve të ardhshme

Koalicioni VLEN mbështetë shfuqizimin e qeverisë teknike por e njëjta të vlejë edhe në zgjedhjet e radhës parlamentare me qëllim që siç tha kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, opozita të mos ndjehet e përjashtuar. Sipas Kasamit, qeveria teknike ka qenë e nevojshme në kushte krize për shtetin por se tani, pushteti ekzekutiv është e aftë të organizojë zgjedhje demokratike.

“Ne do të kërkojmë që riformatimi i qeverisë të mos vlejë në këto zgjedhje, pra ti japim një shans kësaj opozite që të shfrytëzojë të drejtën për të qenë pjesë e qeverisë teknike që të jenë zgjedhjet të besueshme edhe pse treguam në zgjedhjet e fundit lokale që kjo qeveri ka kapacitetin e plotë të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike. Pra ne do të kërkojmë që shfuqizimi eventual i marrëveshjes së Përzhinos për qeveri teknike pas këtyre zgjedhjeve të rregullta”, tha Bilall Kasami – VLEN.

Nga VLEN nuk janë të interesuar të kërkojnë kryeministër shqiptar gjatë periudhës së qeverisë teknike. Sipas Kasamit, funksioni ishte thjeshtë simbolik dhe nuk ishte thelbësor për shqiptarët.

Dhe në vend të kësaj z.Kasami pse nuk uleni me Mickoskin të bëni një marrëveshje politike që kryeministri shqiptar të mbetet? Nëse kryeministri nuk paska bërë i pari, ja bëni një marrëveshje le të jetë i juaji, bëjeni këtë.
Marrëveshja e ashtu quajtur kryeministër shqiptar është marrëveshje e BDI-së me LSDM-në. Po bëjeni dhe ju me Mickoskin… Nuk është pjesë e marrëveshjes së Przhinos. Sigurisht që në marrëveshjet politike ne me kryeministrin aktual siç kemi arritur të realizojmë shumë gjëra të cilat BDI nuk ka mundur t’i realizojë, ne mund të kemi dhe një marrëveshje të tillë për pozicione të rëndësishme në shtet të udhëhiqen nga shqiptarët”, u shpreh Bilall Kasami – VLEN.

Kasami shtoi se VLEN është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por momentin nuk janë të nevojshme sepse qeveria sipas tij është stabile./ Alsat.mk

Related posts

Fetai: Garantoj se licencat për edukatorët shqiptar do të jenë në gjuhën shqipe

Gjyla Halili

Kasami: Fitorja e VLEN është e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Siljanovska ofendon rëndë Pendarovskin dhe Kovaçevskin

Gjyla Halili