AKTUALE

Ramadani nga ASH: Qeveria teknike nuk duhet shndërruar në mjet presioni politik

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka deklaruar se partia e tij e sheh me maturi çdo përpjekje për ta shndërruar çështjen e “qeverisë teknike” në temë presioni apo kalkulimi politik, përcjell Zyrtare.

Në një reagim publik, Ramadani thekson se mekanizmi i qeverisë teknike është i përcaktuar qartë me ligj dhe lidhet drejtpërdrejt me afatet zgjedhore si dhe funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

Sipas tij, qeveria teknike ndërtohet vetëm përmes respektimit të rendit kushtetues dhe procedurave ligjore. Ai nënvizon se çdo angazhim eventual i Aleancës për Shqiptarët në formate të tilla do të bëhet në koordinim të plotë brenda koalicionit AKI.

“Ne mbesim të hapur për dialog dhe komunikim, por gjithmonë mbi parime të qarta: ligjshmëri, barazi ndërmjet palëve dhe respekt për institucionet”, ka deklaruar Ramadani, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë ruhet serioziteti politik dhe besimi i qytetarëve.

Banner

Related posts

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim vëllazëror imamin nga Zvicra, dr. Mixhit ef. Osmani

Gjyla Halili

Valon Bela emërohet këshilltar i Talat Xhaferit

Gjyla Halili

5000 brenda mbi 1500 jashtë sallës, afër 7000 qytetarë prezent në tubimin e BDI në Shkup

Gjyla Halili