AKTUALE

ELMIRA ADEM ELMAZI Mbrojti me sukses titullin Hafize e Kur’anit Fisnik

Sot, 30 dhjetor 2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga hafiz Ismail ef. Nuhi, hafiz Emin ef. Beadini dhe hafize Eliza Emini, zhvilloi seancën e tretë të provimit të hifzit për kandidaten Elmira Adem Idrizi dhe me përfundimin e kësaj seance mer titullin Hafize e Kur’anit Fisnik.

Hafizja e kreu “Hifzin” pranë muhafidhit Abdurahman ef. Asllani në institutin e hifzit Molla Mahmdud ef. Asllani, Rrugëtimi i saj në mësimin e Kur’anit përmendësh filloi më 22 shkurt 2021 dhe përfundoi më 30 dhjetor 2025.

Myftinia e Tetovës, me në krye Myftiun Dr.Hfz. Selver ef. Xhemaili, uron hafizen e re për suksesin shembullor, duke lutur All-llahun Fuqiplotë ta ndihmoj në vazhdimin e studimeve islame.

Banner

Related posts

Banka Popullore: Lirohen pagesat e përditshme për qytetarët dhe kompanitë

Gjyla Halili

VMRO: LSDM s’mund të sjellë fabrikë për vetura plastike të fëmijëve, e le më për vetura elektrike

Gjyla Halili

Virozat dhe alergjitë mbushin spitalin në Tetovë

Gjyla Halili