AKTUALE

KONCERTI FESTIV “LAHUTA E MALËSISË NË UNESCO”

Banner

Në Brigje të Hotit pranë Memorialit të Kishës së Shën Gjonit u organizua një koncert festiv i rëndësisë së veçantë, në nder të pranimit të Lahutës në UNESCO.
Në altarin e pagëzimit të Lahutës së Malësisë nga Homeri shqiptar, i Madhi At’ Gjergj Fishta.

Pikërisht në kuvendin e lashtë të kryepleqnive të Veriut nga mori jetë edhe “E DREJTA ZAKONORE”. Aty ku për mijëra vjet u kryqëzuan rrugët dhe motet, nën strehen e kësaj kishe shekullore, kënga e shpirtit të rapsodit iu dëshmu pendës së Artë të At’ Gjergj Fishtës.

Tingulli i LAVDËS i shkrirë në zanin epik të rapsodit kushtuar trimave të HUTËS, me pendën dhe shpirtin atdhetar të Gjergj Fishtës, fratë dhe poet pagëzoi përjetsisht LAHUTEN e Malësisë.

Për organizimin e këtij koncerti u angazhuan Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Muzeu “Malësia” dhe Shoqata “Logu i Bjeshkëve”. Ideatore dhe regjisore znj. Rita Shkurtaj, Producent Atdhetari dhe aktivisti shqiptar, biznesmeni i suksesshëm z. Peti Camaj.

Ky koncert mblodhi bashkë rapsod lahutar dhe artistë nga të gjitha trevat e Veriut, me zërin e të cilëve zunë të këndojnë edhe malet.

Në këtë koncert u ndërmor edhe një nismë ku nëpërmjet zërit të rapsodëve dhe dashamirësve të lahutës, drejtuar institucioneve, kërkohej që “2026 të shpallet viti i Lahutës”, nismë që u përkrah nga të gjithë të pranishmit.

Krahas artistëve dhe artëdashësve nuk munguan as përfaqsues të institucioneve vendore dhe klerit katolik. Për të pranishmit u shtrua dhe një koktei festiv Krishtëlindjesh.

Banner

Related posts

VMRO: Gjykatësi Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë

Gjyla Halili

5000 brenda mbi 1500 jashtë sallës, afër 7000 qytetarë prezent në tubimin e BDI në Shkup

Gjyla Halili

SHBA i kërkon Vuçiqit lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

admin