AKTUALE

Kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë viziton Myftininë

Banner

Më 29.12.2025 Myftiu dr.hfz. Selver Xhemaili pati kënaqësinë të mirëpresë Kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë, z. Mensur Halili.
Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare islame, shkëmbimin e përvojave në shërbim të komunitetit, si dhe rolin e rëndësishëm të qendrave islame shqiptare në ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar të mërgatës shqiptare në Gjermani.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në edukimin fetar, aktivitetet kulturore dhe humanitare, si dhe në përballjen me sfidat bashkëkohore.
Myftinia vlerëson lart kontributin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë dhe z. Mensur Halili për angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të besimtarëve dhe për ruajtjen e vlerave islame dhe kombëtare në diasporë.
Takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe bashkëpunimi, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve institucionale dhe shpirtërore.

Banner

Related posts

Lladrovci: Epopeja e Dukagjinit do të mbetet faqe e përjetshme lavdie

Gjyla Halili

Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Gjyla Halili

BESA feston 10 vjetorin e themelimit, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin

Gjyla Halili