AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili priti në takim drejtorin e kompanisë Marmofix

Banner

Sot, në zyrat e Myftinisë, pata nderin dhe kënaqësinë të mirëprisja h. Isa Fazliji, pronar i kompanisë Marmofix, një personalitet i respektuar dhe kontribues i çmuar në jetën fetare dhe kombëtare bashkë me drejtorin e kompanisë Nasir Ajrullai.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, ku u vlerësua lart roli dhe kontributi i kompanisë Marmofix në mbështetjen e aktiviteteve fetare, humanitare dhe çështjeve me rëndësi për Myftinië tonë dhe shoqërinë në përgjithësi. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për të mirën e përgjithshme përbën një shembull të denjë të përgjegjësisë shoqërore dhe atdhedashurisë.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime rreth sfidave dhe nevojave aktuale të jetës fetare, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe faktorëve të ndryshëm shoqërorë për avancimin e vlerave morale, fetare dhe kombëtare.
Edhe publikishtë dua të shpreh mirënjohje të thellë për h. Isa Fazliji për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe gatishmërinë për të mbështetur projekte me interes të përgjithshëm, duke i uruar shëndet, suksese dhe begati në jetën personale dhe profesionale.
Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë për të mirën e fesë dhe shoqërisë.

Banner

Related posts

FEDERATA VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 22 NËNTOR 2024

Gjyla Halili

Motra Smila nderohet nga Vjosa Osmani/ Agron Dedivanaj: Një figurë që e bën krenar çdo shqiptar

Gjyla Halili

BDI: Kryeministri të ndalojë kërcënimet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore, si në kohët më të errëta të komunizmit. Shqetsimet për gjuhën nuk janë vetëm partiake.

Gjyla Halili