AKTUALE

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, uron për festat e fundvitit

Banner

Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, shoqata “Jehona e Malësisë” ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë bashkëkombasit, miqtë dhe dashamirët.

Në mesazhin e tij të urimit, kryetari i shoqatës, Zef Berishaj, ka theksuar rëndësinë e paqes, shëndetit, begatisë dhe harmonisë në familjet e secilit, duke uruar që këto festa të shërbejnë si një moment reflektimi dhe bashkimi.

Ai ka nënvizuar se vlerat e solidaritetit, dashurisë dhe bashkëpunimit kanë qenë gjithmonë shtylla të forta të komunitetit dhe shoqërisë, duke shprehur shpresën që Viti i Ri të sjellë mundësi të reja për zhvillim, bashkëpunim dhe ruajtjen e traditave dhe identitetit kombëtar.

Në fund të mesazhit, shoqata “Jehona e Malësisë” ka uruar që viti i ardhshëm të jetë i mbushur me suksese, shpresë dhe realizimin e çdo qëllimi të mirë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri të mbarë!

Ja postimi plotë:

Të dashur bashkëkombas, miq dhe dashamir,

Me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, organizata “Jehona e Malësisë” dhe unë personalisht, në cilësinë e kryetarit të saj, ju përcjellim urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.

Këto ditë festive le të na kujtojnë rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe bashkimit, vlera që na kanë mbajtur gjithmonë të fortë si komunitet dhe si shoqëri. Le të shërbejë viti i ri si një mundësi e re për bashkëpunim, zhvillim dhe përkushtim ndaj ruajtjes së traditave dhe identitetit tonë.

Ju urojmë që Viti i Ri të sjellë suksese të reja, shpresë dhe realizim të çdo qëllimi të mirë.

Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri të mbarë!

Me respekt dhe mirënjohje,
Zef Berishaj
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Banner

Related posts

Amnistia Penale votohet të Enjten në Parlament

Gjyla Halili

“Festivali i Fëmijëve në Mersin të Turqisë” 19-24 Prill 2024

Gjyla Halili

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili