AKTUALE

Xhevat Gjini: “Flaka e Janarit” është kujtesë dhe amanet kombëtar

Në Shkup u mbajt një takim pune me përfaqësuesit e Shoqërisë Lëvizja, në kuadër të përgatitjeve për manifestimin tradicional kulturor e kombëtar “Flaka e Janarit”, i cili këtë vit do të organizohet në Kumanovë, aty ku ishte mbajtur edhe në vitin 1992.

Kryetari i Shoqërisë Lëvizja, Xhevat Gjini, theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së këtij manifestimi, i cili për më shumë se dy dekada i kushtohet Heronjve të Janarit, themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke e cilësuar “Flakën e Janarit” si një ngjarje me vlera të veçanta historike, kombëtare dhe kulturore për mbarë shqiptarët.

Për 20 vite me radhë, barrën kryesore të organizimit të këtij manifestimi e ka mbajtur Luan Veliu, i cili është edhe Drejtor i manifestimit “Flaka e Janarit”, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike kombëtare.

Manifestimi do të organizohet në bashkëpunim me shoqatat autoktone të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet pjesëmarrje e gjerë e dashamirëve të kulturës, historisë dhe çështjes kombëtare.

Ja postimi plotë:

TAKIM PËR “FLAKËN E JANARIT”
Në Shkup patëm një takim me shokët e Shoqërisë LËVIZJA për manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, që sivjet do të organizohet në Kumanovë, aty ku ishte organizuar në vitin 1992… Për 20 vite barrën e organizimit të këtij manifestimi kulturor e kombëtar, që u kushtohet Heronjve të Janarit, themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e ka mbajtur shoku ynë, Luan Veliu, i cili është edhe Drejtor i manifestimit “Flaka e Janarit”. Bashkëorganizues do të jenë edhe shoqatat autoktone të Maqedonisë shqiptare…

Related posts

Filipçe: Mijëra kompani presin kthimin e TVSH-së, 12.000 nuk kanë dhënë paga

Gjyla Halili

Ziadin Sela vizitoi Llabunishtën, fali edhe namazin e xhumasë

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Vazhdon përforcimi i kapaciteteve parlamentare përmes Programit të Mbështetjes Parlamentare

Gjyla Halili