Drejtoria e “Flakës së Janarit”, duke u mbështetur në vendimin e marrë një vit më parë, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Flakës së Janarit në Gostivar, njofton opinionin publik se tradita e bartjes së Flakës së Janarit, si simbol i amaneteve dhe idealeve të dëshmorëve, do të vijojë të qarkullojë nga një trevë në tjetrën për çdo vit kalendarik.
Për 17 janarin e vitit 2026, është vendosur që Kumanova, si qendër e Karadakut heroik, të jetë mikpritëse e këtij evenimenti madhor kombëtar. Pas akademisë së nderit kushtuar dy dekadave përkushtim, e cila do të mbahet më 9 janar 2026 në Gostivar, aty ku do të bëhet ndezja e flakadanit të vazhdimësisë, Flaka e Janarit do të bartet për të kulmuar me manifestimin qëndror më 17 janar 2026 në Komunën e Likovës, trevë që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe krenarinë shqiptare.
Vazhdimësia e “Flakës së Janarit” nuk është thjesht një ceremoni solemne, por një betim brezash që bartet dorë më dorë, nga një trevë në tjetrën dhe nga një brez në tjetrin, për të mos u shuar kurrë.
Me konsideratë,
Këshilli Organizativ i “Flakës së Janarit” 2026. Kryetar i Këshillit Organizativ:
-Mirvan Xhemaili
Drejtor i Flakës së Janarit:
-Luan Veliu
Flaka e Janarit organizohet nën kujdestarinë e Shoqërisë “Lëvizja”
-SHVL-UÇK-së
-“Lulet e Malësisë”.

