Partia Politike Shqiptare Bashkim Demokratik për Integrim, është njëra nga subjektet politike shqiptare me ndikim të madh politik kombëtar e ndërkombëtar!
Kjo Parti Politike Shqiptare, është njëra nga ato grupime politike e cila ka fuqi të madhe dhe ndikim absolut në shumë procese nëpër të cilat ka vënë dhe lënë vulën e saj të pashlyer politike e patriotike, sociale e kulturore, brenda e jashtë Maqedonisë se Veriut!
BDI me Ali Ahmetin në ballë, është ajo parti, e cila që kur u vendos të themelohej dhe kur hedhi hapin e saj të parë praktik, nisi me ndikimin e saj të madh në çdo shtresë e në çdo pore të jetës së popullit shqiptar që i takonte, por edhe në shtetin ku vepronte e në rajonin në të cilin figuronte!
BDI me Ali Ahmetin në ballë, jo vetëm në Maqedoni të Veriut, tregoi fuqi dhe krijoi stabilitet, dëshmoi se është e aftë të merr përgjegjësi për shtet dhe din të qeverisë dhe të mbaj pushtet!
BDI me Ali Ahmetin në ballë, doli në tribunën e historisë me fuqi të madhe ndikimi dhe dha prova se din dhe mundet të ndryshojë realitetin, të nderojë të kaluarën dhe të ndërtojë të ardhmen!
BDI me Ali Ahmetin në ballë, është Partia Politike tradicionale shqiptare, por edhe moderne me orientim atdhetar dhe të padiskutueshëm pro euro-amerikane!
Fuqia heroike dhe historike e BDI-së dhe i Udhëheqësit të saj Ali Ahmeti, buron nga gjaku i derdhur për liri që e ka në themelet e saj, sepse është vazhduese direkte e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Fuqia moderne e BDI-së është se drejtohet nga Themeluesi e Udhëheqesi i saj i hekurt legjendari ushtarako-politik Ali Ahmeti, i cili kombinon në mënyrë të mrekullueshme, klasiken dhe modernen, të kaluaren e lavdishme dhe të tashmen euroatlantike, kombëtaren dhe ndërkombëtaren!
Fuqia e BDI-së qendron ne faktin se ky subjekt politik në ballin e kolonës së saj e ka Udhëheqësin Ali Ahmeti, njëren nga figurat më të mëdha ilegale atdhetare, politiko-patriotike, të viteve 1980, 1990, 2000 e minimum deri në vitin 2035 do të mbetet, aktor e faktor, me vendimmarrje të madhe në parti, në pushtet e në shtet, me aleat e mekanizma të tjerë kombëtar e ndërkombëtar, sepse historia ia ka vënë mbi supe barren e madhe të Udhëheqësit shpirtëror e moral të Kombit!
Fuqia e BDI-së, rrjedh se në fronin e saj e ka misionarin Ali Ahmeti, dhe misioni i Udhëheqësit është fisnik e kombëtar, bujar e atdhetar, njerëzor dhe eurointegrues!
Fuqia e BDI-së, dëshmohet edhe me reformat pozitive e progresive që i aplikon, edhe në udhëheqje të lartë e në organe drejtuese, ku dominon qetsia dhe uniteti, përspektiva dhe integrimi!
Lideri rilindas i BDI-se Ali Ahmeti, është reformator heroik e historik, bashkë me partinë është nderi dhe krenaria e Atdheut, është palca kurizore e Kombit!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Dhjetor 2025!