AKTUALE

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Banner

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete, përcjell TV21. Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet misionit të SHBA-ve dhe marrëdhënieve tona diplomatike,” thuhet në deklaratën e Ambasadës për MIA.

Më tepër: AP: Trump do të ndryshojë ambasadorët në 30 vende, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut

Banner

Related posts

TRIBUNË FETARE KUSHTUAR BETEJËS SË BEDRIT

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: BDI-ja është vetë Ali Ahmeti!

admin

Tri këshilla se si të dukeni e rregulluar në punë pa u munduar shumë

admin