AKTUALE

Rina Ajdari në takim me Ministren e Jashtme të Shqipërisë në Shkup: Bashkëpunimi Shqipëri–Maqedoni e Veriut, kyç për proceset politike

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Denion Meidani, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, së bashku me koleget deputete shqiptare, realizoi një takim në Shkup me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.S.Znj. Elisa Spiropali.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbi rolin e dialogut politik në ndërtimin e mirëbesimit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.
Deputetja Ajdari theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve të dy vendeve, duke vlerësuar se bashkëpunimi rajonal mbetet kyç për stabilitetin politik, zhvillimin demokratik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në rajon.
Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive, me fokus në sfidat aktuale dhe në ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit politik dhe diplomatik mes dy shteteve.

Ja postimi i plotë:

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Denion Meidani, bashkë me koleget deputete shqiptare, në Shkup patëm nderin të zhvillojmë takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.S.Znj. Elisa Spiropali.

Në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, ndamë përvoja, sfida dhe ide konkrete se si mund të ndihmohen proceset politike duke ndërtuar ura komunikimi dhe mirëbesimi ndërinstitucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Banner

Related posts

Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994 Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994

admin

Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike

Gjyla Halili

Shkupi vijon të mbetet ndër qytetet me ajrin më të ndotur

Gjyla Halili