AKTUALE

Reformat në BDI/ Hisen Xhemaili uron Ali Ahmetin dhe kryesinë e re të partisë

Banner

Ish-funksionari i BDI-së, Hisen Xhemaili, ka uruar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, për rizgjedhjen në krye të partisë, duke e cilësuar këtë si dëshmi të besimit, punës dhe vizionit politik të tij.

Në urimin e tij, Xhemaili ka uruar gjithashtu kryesinë e re të BDI-së, duke shprehur shpresën për vendimmarrje të mençura dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve dhe në realizimin e programit politik të partisë.

Ai ka theksuar se secili ka një pikënisje në karrierën politike dhe se të përzgjedhurit në detyra të reja meritojnë mbështetje, motivim dhe bashkëpunim të sinqertë. Sipas tij, vetëm përmes punës ekipore, përgjegjësisë dhe zbatimit konsekuent të platformës politike mund të arrihen objektivat e përbashkëta dhe suksese të qëndrueshme.

Xhemaili ka vlerësuar se reformat në parti janë një mesazh i fuqishëm për anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët, duke dëshmuar se BDI mbetet një parti e madhe me dyer të hapura për kuadro të reja.

Në fund, ai ka uruar suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin e partisë, duke theksuar se BDI përballet me shumë sfida në vazhdim.

Banner

Related posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

admin

Selmani: Pendarovski nuk mund të presë mbështetjen e shqiptarëve në rrethinë e parë zgjedhor

Gjyla Halili

Liverpooli përforcohet me japonezin Endo

admin