AKTUALE

Nik Gjeloshaj uron Zef Berishaj për zgjedhjen Kryetar të Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Zv. Kryeministri dhe ministri i ekonomisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka përcjellë urimet e tij më të përzemërta për z. Zef Berishaj me rastin e zgjedhjes së tij si Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Në mesazhin e tij, Gjeloshaj ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të kësaj shoqate, e cila që nga themelimi ka punuar me përkushtim për avancimin dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e pandërprerë të vendlindjes.

Ai ka theksuar gjithashtu meritat e kryetarëve të mëparshëm, z. Vilson Sinishtaj dhe z. Agron Sylvia Dedivanaj, të cilët, sipas tij, hapën një kapitull të ri zhvillimi për shoqatën dhe forcuan lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, duke përfaqësuar interesat e komunitetit shqiptar edhe në Kongresin Amerikan.

Gjeloshaj ka shprehur bindjen se kryetari i ri, z. Berishaj, i njohur si atdhetar, humanist dhe sipërmarrës i suksesshëm, do të vazhdojë rrugën e përparimit me vendosmëri dhe përkushtim, gjithmonë i udhëhequr nga idealet kombëtare, duke kontribuar në arritjen e sukseseve të reja të përbashkëta.

Ja postimi plotë:

Dëshiroj të përcjell urimet e mia më të përzemërta për z. Zef Berishaj me rastin e zgjedhjes së tij si Kryetar i Shoqatës Jehona e Malësisë .

Kjo shoqatë, që nga themelimi i saj, ka punuar me përkushtim për avancimin dhe mirëqenien e komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për vendlindjen e saj.

Një meritë të madhe në këtë drejtim kanë pasur dy kryetarët e mëparshëm, z. Vilson Sinishtaj dhe z. Agron Sylvia Dedivanaj, të cilët kontribuuan në hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi dhe forcuan më tej lidhjet ndërmjet diasporës dhe vendlindjes, duke përfaqësuar nevojat tona edhe në Kongresin Amerikan.

Jam i sigurt se kryetari i ri, z. Berishaj, një atdhetar, humanist dhe sipërmarrës i suksesshëm, do të vazhdojë në rrugën e përparimit, duke punuar me vendosmëri dhe duke u orientuar gjithmonë drejt idealeve kombëtare, dhe se, së bashku, do të arrijmë gjëra të mëdha.

NGJ

Related posts

Emir Sulejmani prezanton listën e kandidatëve për Këshillin komunal të Zhelinës nga koalicioni AKI

Gjyla Halili

Bekteshi: Të martën do të ketë rritje të çmimeve të ngrira të disa pemëve dhe perimeve

admin

Arrestohet sulmuesi i dytë i Hristijan Pendikov

admin