AKTUALE

Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, është zgjedhur Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Arifi bëri të ditur se zgjedhja e tij është bërë me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

“Të nderuar motra e vëllezër, me propozim të Kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, nga sot jam zgjedhur Nënkryetar i BDI-së. Mirënjohës deri në pafundësi për vlerësimin dhe besimin”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka theksuar se do të jetë në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari, duke u angazhuar për përmirësimin e politikbërjes dhe avancimin e përfaqësimit politik në vend.

“Ju jap fjalën se do të jem në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari të vendit tonë”, ka shtuar Arifi, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

Banner

Related posts

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Gjyla Halili

VLEN kërkon vota për Mickoskin dhe VMRO-në në Luboten për Darkon!

Gjyla Halili

Kostadinovski: Seanca përgatitore mund të mbahet në fillim të marsit, vendimi përfundimtar do të sillet më së voni në maj

Gjyla Halili