AKTUALE

Protesta e 34 për rastin në Koçan: Kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti!?

Prindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan kërkuan zgjerim të hetimit, përcaktim të përgjegjësisë individuale dhe shpjegim publik pse individë të caktuar nuk janë përfshirë penalisht në procedurë. Ata gjithashtu i dërguan një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit – të rishqyrtojë të gjithë rastin që nga fillimi, që nga dita e tragjedisë, siç thanë ata, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”.

“Jemi të zemëruar sepse ka njerëz të tjerë që publiku dhe ne si familje, e dimë me siguri se janë fajtorë dhe nuk janë as të dyshuar dhe as subjekt i një hetimi të dukshëm dhe transparent. Fëmijët tanë nuk janë numra. Ata kanë emra. Ata kanë histori. Ata kanë familje që do t’i presin përgjithmonë. Ky marshim është një mesazh: se jemi këtu, se mbajmë mend dhe se nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset me fëmijët tanë”, tha Aleksandar Naunov, babai i vajzës së ndjerë para stacionit të policisë në Koçan.

Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, theksoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski është e vonuar.

“Sot, në një kohë kur po ecim përsëri me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Sepse ai nuk kishte guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB dhe procedurat që vijuan u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë mbetën të mbrojtur”, tha Trifunova.

Marshi protestues, si zakonisht filloi nga “Parku i revolucionit”, përmes Qendrës tregtare dhe Zyrës së të Ardhurave Publike drejt stacionit të policisë dhe Gjykatës.

Related posts

Faton Ahmeti: Shfuqizimi i Balancuesit nuk ishte reformë, por tradhti ndaj interesit kombëtar, ZERO-t rezultat i heshtjes dhe servilizmit të atyre që duhej të mbronin barazinë.

Gjyla Halili

Tetova për herë të parë në Samitin B40 – VLEN për zhvillimin rajonal!

Gjyla Halili

28 vjetori i ligjëratave të para në UT

admin