AKTUALE

Kush janë emrat që pritet të jenë nënkryetarë të BDI-së?!

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në strukturat e saj drejtuese gjatë Kongresit që po mbahet sot. Sipas informacioneve nga burime brenda partisë, disa emra tashmë janë në qendër të diskutimeve për postet e nënkryetarëve.

Burimet bëjnë me dije se Bajram Rexhepi, Erkan Arifi, Valdet Xhaferi dhe Faton Pollozhani janë emrat që po përmenden më së shumti dhe që pritet të zgjidhen si nënkryetarë të rinj të BDI-së, përcjell INA.

Në mesin e tyre përmenden emra nga Shkupi dhe Dibra që po ashtu do jenë pjesë e strukturës së lartë të BDI.

Të njëjtat burime theksojnë se këta kandidatë kanë marrë mbështetjen dhe “dritën e gjelbër” nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Në kuadër të këtij procesi, pritet që figurat e përmendura të jenë pjesë edhe e Këshillit të ri partiak, i cili do të formohet pas përfundimit të Kongresit. Ky hap vlerësohet si pjesë e riorganizimit të brendshëm të BDI-së dhe përpjekjeve për forcimin e strukturave drejtuese të partisë.

Banner

Related posts

NDERIM THIRRJES NË GJILAN PËR TUBIM NË NDERIM TË VITIT 1981

admin

“20%” nuk paraqet pengesë për Bullgarët, duhet vetëm vullnet i politikanëve

admin

Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994 Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994

admin