AKTUALE

Ali Ahmeti: Kujtimi, guximi dhe kontributi i Bashkim Manit do të mbetet gjithmonë ndër ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të Bashkim Manit. Kjo humbje e rëndë na preku të gjithëve. Bashkimi nuk ishte vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së, një njeri i përkushtuar, i guximshëm dhe i palodhur në shërbim të kauzës sonë të përbashkët.

Kontributi i tij, sakrifica dhe përkushtimi për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve do të mbeten të paharruara. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë mes nesh.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij.”

Ja postimi plotë:

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Bashkim Manit! Ky lajm i kobshëm na kapi të gjithë në befasi. Ai ishte jo vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së. Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë ndër ne.

Banner

Related posts

Virozat dhe alergjitë mbushin spitalin në Tetovë

Gjyla Halili

Analistët skeptik që do të ketë zgjedhje të reja parlamentare

admin

Skandal në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Shqiptarët 0/ Faton Ahmeti: Edhe më shqetësuese mungesa e reagimit nga përfaqësuesit shqiptarë

Gjyla Halili