AKTUALE

Pakot e Vitit të Ri për fëmijë nën llupën e AUV-së, u realizuan 262 kontrolle!/Zhurnal.mk

Banner

Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka realizuar 262 inspektime të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë, përcjell TV21. Inspektimet janë kryer në magazina për paketimin e pakove, supermarkete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh.

Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën e përmbledhur me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 4 vendime me urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të pakove të Vitit të Ri, ndërsa ndaj dy operatorëve ushqimorë janë nxjerrë vendime me urdhër për vendosjen e deklaratave përmbledhëse në pako.

Nga 262 kontrollet inspektuese të kryera për sigurinë e pakove të Vitit të Ri, nuk ka operatorë ushqimorë të gjobitur me para dhe as nuk është asgjësuar ushqim i pasigurt.

Në krahasim me kontrollet e vitit të kaluar për sigurinë e kësaj kategorie produktesh, kur ishin konstatuar shënime të papërshtatshme në pako, mungesë deklaratash dhe afate përdorimi të pasakta, këtë vit nuk janë evidentuar parregullsi të tilla.

Banner

Related posts

Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina

admin

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

admin

Rexhepi: Provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, nënçmim për një komunitet të tërë

Gjyla Halili