AKTUALE

Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Banner

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin e Lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa), pas sulmit me armë në Universitetin Brown, ku u vranë dy studentë dhe u plagosën nëntë të tjerë. Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila tha se pezullimi është urdhëruar për arsye sigurie.

Autori i dyshuar, 48-vjeçari portugez Claudio Neves Valente, kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes këtij programi dhe ishte pajisur me Kartë Jeshile. Ai u gjet i vdekur pas një kërkimi disa-ditor dhe dyshohet se është përgjegjës edhe për vrasjen e një profesori të MIT dy ditë para sulmit.

Sulmi ndodhi më 13 dhjetor, gjatë provimeve përfundimtare, kur autori hapi zjarr në një ndërtesë të universitetit. Trump ka kritikuar prej vitesh këtë program dhe ka tentuar më herët ta shfuqizojë. Nga pezullimi preken edhe shtetas shqiptarë, të cilët aplikojnë çdo vit për Lotarinë Amerikane.

Banner

Related posts

Nita i shpjegon banorëve për situatën e mbrëmshme me Ronaldon

admin

NASA pranoi një sinjal nga sonda që eksploron universin nga viti 1977

admin

Grubi në Klan Maqedoni: Derivatet e opozitës kanë mbetur në opozitë, Kasami ka qenë….

Gjyla Halili