AKTUALE

Haradinaj: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, krah nesh në ditët më të vështira të luftës

Banner

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e dhënë gjatë luftës për liri në Kosovë.

Përmes një deklarate, Haradinaj theksoi se në periudhat më të vështira, kur shpresa mbahej gjallë vetëm nga besimi dhe sakrifica, ata që qëndruan krah Kosovës ndanë jo vetëm idealin e lirisë, por edhe dhimbjen dhe rrezikun.

“Sot, në një takim tejet të veçantë me ta, ndamë mirënjohje si shenjë respekti, falënderimi dhe përulësie ndaj atyre që dhanë shumë pa kërkuar asgjë në këmbim,” u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten pjesë e pandashme e rrugëtimit historik të Kosovës dhe e së ardhmes që, sipas tij, po ndërtohet bashkë.

Haradinaj vlerësoi këtë lidhje si një aleancë që ka mbetur “krah historisë”, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit ndërshqiptar.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri Mexhiti ua uron festat e Krishtlindjeve besimtarëve ortodoks: Mirësia dhe lumturia qofshin gjithmonë në familjet tuaja

Gjyla Halili

Mickoski: Për pagën minimale duhet të veprojmë sipas ligjit, do të ketë rritje dhe nivelim

Gjyla Halili

Ivan Ivanaj: Nuk ka forcë, as bir nane që mund të na ndalë në mbrojten e Malësisë dhe popullit tonë

Gjyla Halili