AKTUALE

Prof. Dr. Ismail Ahmedi vizitoi Myftininë e Tetovës

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë tejet miqësore Prof. Dr. Ismail Ahmedi, profesor i mirënjohur universitar dhe personalitet i shquar i botës akademike.

Gjatë takimit u bisedua për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht mbi rolin e dijes, arsimit, ligjërimit fetar dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe akademike në shoqëri.

Me këtë rast, Prof. Dr. Ismail Ahmedi i dhuroi myftiut kompletin librave të tij autoriale nga veprimtaria e tij shkencore dhe kompletin e librave të Hafiz Ali Korçës si shenjë respekti dhe kontributi për pasurimin e fondit të bibliotekës dhe promovimin e dijes islame dhe akademike.

Myftiu Xhemaili e falënderoi Prof. Dr. Ismail Ahmedin për vizitën dhe dhuratat e çmuara, duke vlerësuar lart angazhimin e tij në fushën e arsimit dhe kontributin e vazhdueshëm në jetën intelektuale dhe kulturore.

Kjo vizitë dëshmon rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre akademike, në funksion të avancimit të dijes dhe vlerave shoqërore.

Banner

Related posts

Mexhiti largohet, shumica parlamentare me tre deputetë më pak

admin

HAPJA E XHAMIS SË RE NË KALLNIK TË TETOVËS

admin

Bytyqi: Në vitin 2023 do të përgjysmojmë inflacionin

admin