AKTUALE

Këshilli i BE-së, për RMV-në: Zbatoni ndryshimet kushtetuese dhe reformat

Banner

Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret faktin që integrimi evropian mbetet një objektiv strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje të intensifikojë përpjekjet e saj për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draft-përfundimet e Këshillit të Zgjerimit të BE-së, përpara samitit të Unionit dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër, më 17 dhjetor në Bruksel.

Duke kujtuar përfundimet e korrikut 2022, Këshilli vëren se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.

“Këshilli konfirmon gatishmërinë e tij për të thirrur një konferencë tjetër ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme ose vendime shtesë politike, pasi Maqedonia e Veriut të ketë zbatuar këtë angazhim, në përputhje me procedurat e saj të brendshme”, thuhet në dokument, përcjell “REL”.

Në konkluzionet gjithashtu thuhet se Këshilli është gati të hapë grupin e parë të negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me Kornizën Negociuese.

Draft-përfundimet bazohen në raportet e mëparshme të progresit të BE-së mbi vendet kandidate për anëtarësim në BE. Përveç Maqedonisë së Veriut, ato vlejnë edhe për pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën), si dhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Banner

Related posts

Nesër Ahmeti zyrtarizon Frontin Evropian!

Gjyla Halili

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Gjyla Halili

Izet Mexhiti fillon festën në Çair

Gjyla Halili