SPORT

Gjilani, Malisheva e Behari kalojnë në çerekfinale të Kupës

Janë konfirmuar tre skuadrat tjera çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.

Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës nga Liga e Parë, KF Vjosës me rezultat 4-0.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.

Ndërkohë Gjilani në pjesën e dytë shënoi katër gola për të kaluar pa problem në çerekfinale.

Theophilus Solomon, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja dhe Albert Dabiqaj realizuan golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit.

Fitore ka arritur edhe Malisheva që para adhuruesve të vet ka mposhtur skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën 2-0.

Golin e parë në këtë sfidë për skuadrën e Bylbyl Sokolit e realizoi Bleart Tolaj në minutën e 52-të.

Ndërkohë për 2-0 u përkujdes Ronald Sobowale në minutën e 84-të.

Ndeshja tjetër mes Beharit dhe Prizrenit i takoi skuadrës vendase që fitoi me rezultat të pastër 3-0.

Nesër zhvillohet edhe dueli i fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit, pasi u anulua shkaku i kushteve atmosferike.

Related posts

Morata “injoron” Romën dhe “fik” thashethemet

admin

“Deri 1 000 euro bileta zyrtare, ja data kur nis shitja”, çfarë ndodh nëse Shqipëria ia del mbanë për Euro 2024

admin

Greenwoodi u thotë shokëve se ka “mbaruar” me Manchester Utd

admin

Leave a Comment