AKTUALE

TAKIM I MIQVE TË VJETËR ME KONTRIBUTE TË MËDHA KOMBËTARE

Banner

Në Hotelin Emerald të Prishtinës, përballë miqve të vjetër dhe veprimtarëve të hershëm atdhetar!
Dua të ndj kënaqësinë e një takimi të përzemërt, vëllazëror dhe të paharrueshëm!

Me Ilegalin e madh, themeluesin dhe emertuesin e UÇK-së, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti dhe mikun e nderuar Skënder Zogaj, bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, Ambasadorin e Parë të Kosovës në Shqipëri, ish Përfaqësuesin e Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë dhe Kryetarin e Parë të Komunës së Fushë Kosovës!

Ishte takim miqsh të vjetër, të atyre që kanë punuar shumë për të sotmen e Kosovës së lirë, të pavarur e demokratike, të Kosovës së çliruar nga Serbia pushtuese!

Në këtë takim u evokuan kujtime të sinqerta dhe u rikujtuan dëshmi konkrete në nderim të së kaluarës sonë të vështirë por thellësisht krenare e të lavdishme!

U bë një analizë e kthjellët e aktualitetit, aktualitet që mbart sfida të shumta të cilat kërkojnë qasje serioze, vetëdije të lartë, angazhim permanent gjithëkombëtar dhe optimizëm me largëpamësi euroatlantike!

Në mes tjerash u konstatua se punët tona ende nuk janë të përfunduara, ende kemi shumë punë për të bërë, të cilat duan mendje të arrira, figura me kredibiltet të padiskutueshëm, nga ata që janë integrues dhe progresiv!

Konstatim i njëzëshëm ishte se: sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar dhe në akord të plotë me aleatët, e veçanërisht me Shqipërinë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian!

Në këtë frymë, dy miqtë e vjetër – figura me peshë kombëtare dhe me gjurmë të pashlyeshme në memorien tonë, shohin me optimizëm të ardhmen e shqiptarëve, të cilët nuk ia lakmojnë askujt të huajën, por as nuk heqin dorë kurrë nga ajo që u takon me të drejtë!

Ishte një kënaqësi e veçantë të isha pjesë e këtij takimi mes miqve të vjetër, për të cilët nderimi dhe respekti janë të padiskutueshëm!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 7 Dhjetor 2025

Banner

Related posts

PSG i pafuqishëm para padisë që mund ta bëjë Mbappe: Skenari që mund ta lirojë francezin nga kontrata me klubin parisien

admin

11 ditë në Turqi për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, skuadrat e kërkim shpëtimit kthehen në Shqipëri, Rama: Morën me vete mirënjohjen e popullit turk

admin

Mexhiti: Në kuadër të IPA 3, janë paraparë 6 autobusë ekologjikë për transportin publik në Shkup

Gjyla Halili