AKTUALE

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E MYFTINISË SË BFI TETOVË ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE KOLEKTIVE NË BFI

Sot (e shtunë, 06.12.2025), në ambientet e saj, Myftinia e BFI Tetovë mbajti mbledhjen e rregullt me anëtarët e Mexhlisit të Myftinisë, me pikat e rendit të ditës: shpalljen e zgjedhjeve të organeve kolektive të BFI-së në RMV, si dhe çështje të ndryshme, duke theksuar në veçanti vizitën e imam-it të Qabes në Tetovë.

Mbledhja u udhëhoq nga Myftiu i Myftinisë së BFI Tetovë, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili prezantoi vendimin e shpallur nga Rijaseti i BFI-së dhe Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që parasheh zbatimin e procesit zgjedhor në të gjitha Myftinitë: zgjedhjen e Këshillave të Xhamive, anëtarëve të rinj të Mexhlisit të Xhemateve dhe anëtarëve të Kuvendit të BFI-së, brenda afateve të përcaktuara kohore, për të cilat Myftinia do të njoftoj opinionin me shkresë zyrtare.

Myftiu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për anëtarët e Mexhlisit të Myftinisë të cilët përfunduan mandatin e tyre për kontributin e dhënë, duke i falënderuar për bashkëpunimin dhe duke veçuar punën e tyre me mirënjohje falënderimi.

Në mënyrë unanime sot, u vendos formimi i Komisionit Rajonal Zgjedhor.

Anëtarët e emëruar të Komisionit janë:
Semir ef. Fazliji
Muhamed ef. Berzati
Taxhudin ef. Haimidi

Ndërsa si zëvendës u caktuan:
Rexhep ef. Veseli
Abdurahim ef. Murati
Mahmud ef. Emini

Selamet e përzemërta të Reisul Ulemasë së BFI-së në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe të Rijasetit të BFI-së, u përcollën nga përfaqësuesi i pranishëm, drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Fejzulla ef. Sadiki.

Për hapat e rradhës të zgjedhjeve do të njoftoheni me kohë.

Banner

Related posts

Në vijim fushatat joformale të kandidatëve presidenciale, KSHZ kërkon një dispozitë kalimatre në KZ që të votohet edhe me dokumente të vjetra valide

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Buxheti republikan, maratonë votimesh përballë kundërshtimit të demokratëve

Gjyla Halili