Atdhetari Luan Veliu ka publikuar një thirrje drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në një demonstratë që pritet të mbahet më 13 dhjetor 2025, në Shkup, në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 13:00.
Në deklarimin e tij, Veliu thekson se pjesëmarrja në këtë protestë duhet të tejkalojë ndarjet politike dhe të bashkojë qytetarët shqiptarë, por edhe komunitete të tjera në vend. Ai nënvizon rolin e Maqedonisë së Veriut në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehet se pjesëmarrja në demonstratë do të ishte një përgjigje ndaj thirrjes së organizatorëve.
Veliu e lidhi organizimin me figurën e Ali Ahmetit, duke e përshkruar atë si një prej aktorëve historikë të proceseve politike që kanë prekur shqiptarët në rajon.
Demonstrata synon të jetë, sipas tij, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe solidaritetit, në vijim të protestave të mbajtura në Prishtinë dhe Tiranë.
Thirrja e Veliut u bë publike më 4 dhjetor 2025, nga Gostivari.
Ja postimi plotë:
Të gjithë në Demonstrat,
Në Shkup, kryelart!
Thirjes për demonstrat duhet përgjigjur çdo shqiptarë, duke shkrirë kufijtë e ndarjeve politike, dhe të arrin pjesëmarrja, nivelin e notës protestuese pa ngjyra, ashtu si në Prishtinë e Tiranë…
Në këtë thirrje është e rendit përgjigja të shkon si shtet dhe të marrin pjesë edhe komuniteti maqedonas, mbase në Hagë gjykohen ata që shpallen Pavarësinë, ata, që udhëhoqën shtetin, ata që lobuan për pranim nga afer 120 shtete…
Republika e Maqedonisë, sot Veriore, ishte ndër të parat që njohu shtetin e Kosovës, prandaj duhet të i përgjigjet thirjes së organizatorit!
Organizatori është si Ata: Është përpjekja, themeli, lufta, fitorja, shoku, pavarësia, është shteti, Kosova!
Ali Ahmetit i takon dhe i ka hije të fton në Demonstrat,
Prandaj destinacioni nga të gjitha anët dat 13.12.2025, të jetë Sheshi Skënderbe, në Shkup, ora 13.00!
Luan Veliu
Gostivar, 04.12.2025

