AKTUALE

Mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, ndërkohë që më parë ishte paralajmëruar se do të mbahet në Teatrin Shqiptar, përcjell TV21.

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 13:00 për të nderuar kontributin dhe krijimin artistik që la aps vete Shpat Kasapi

“Ju njoftojmë se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Shpat Kasapit do të mbahet të martën, më 2 dhjetor 2025, në orën 13:00, në Komunën e Çairit, dhe nuk do të zhvillohet në Teatrin Shqiptar, siç ishte paralajmëruar më herët.

Në këtë takim përkujtimor do të bashkohen qytetarët, miqtë, familjarët dhe artdashësit për të nderuar kujtimin, kontributin artistik dhe trashëgiminë që Shpat Kasapi la pas”, njoftoi Mexhiti.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Fushata e dinjitetit do të kurorëzohet me fitoren e së dielës

Gjyla Halili

Tahir Livareka caktohet U.D. Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Komunal në Petrovec/ Faton Ahmeti: Shqiptarët tubohen rreth AKI-së – sepse bashkimi është garancia e dinjitetit kombëtar!

Gjyla Halili

Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 

admin