AKTUALE

Aksident i rëndë në Zvicër: 39-vjeçari nga Maqedonia me makinë 500 kuaj fuqi përplaset në fasadën e shtëpisë – pasagjeri humb jetën

Një aksident i rëndë ndodhi natën e së dielës në Schlieren, kantoni Cyrih, ku një makinë me mbi 500 kuaj fuqi u përplas në fasadën e një shtëpie. Pas aksidentit, një pasagjer 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku më vonë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Shoferi dhe një pasagjere ikën nga vendi i ngjarjes
Sipas policisë, pas një kthese në të djathtë, shoferi humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga, goditi një shtyllë ndriçimi dhe më pas u përplas në një shtëpi. Shoferi, një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, së bashku me një pasagjere ende të paidentifikuar, u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë pas pasagjerin e plagosur rëndë.

Policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Cyrihut-Sihl, nisi menjëherë hetimet për shkaqet e aksidentit dhe kërkimin e dy personave të arratisur. Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet se makina ka lëvizur me shpejtësi shumë më të lartë se e lejuara në zonën 30 km/h.

Kërkimi
Rreth orës 12:00 të së dielës, shoferi i kërkuar u paraqit vetë në Policinë kantonale të Cyrihut. Ndërkohë, kërkimet për pasagjeren e panjohur vazhdojnë.

Në vendngjarje ndërhynë edhe zjarrfikësit e Schlierenit, një kompani private tërheqjeje dhe një punonjës i EKZ për shkak të dëmtimit të ndriçimit publik.

Banner

Related posts

Azgan Haklaj prezanton kandidaturën për deputet me Koalicionin Euroatlantik duke çelur fushatën elektorale.

Gjyla Halili

Skender Isufi nga Fronti Europian: Kërkoj besimin tuaj – jo për pushtet, por për shërbim

Gjyla Halili

Koncert Solistik – Anita Aziri

Gjyla Halili