AKTUALE

Edi Rama injoron Bilall Kasamin në festën e 28 Nëntorit!

Edi Rama injoron Bilall Kasamin në festën e 28 Nëntorit!
Edi Rama injoron Bilall Kasamin në festën e 28 Nëntorit!
Ndryshimi i fundit 11:09 29 Nëntor, 2025
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit të 28 Nëntorit, një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik raporton Tetovasot.

Ndonëse i pranishëm në aktivitetin shtetëror , kryetari i Lëvizjes Besa dhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u injorua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Siç shihet edhe në pamjet nga ceremonia, në momentin kur zyrtarët përshëndesnin njëri-tjetrin, kryeministri Rama kalon pranë Kasamit pa ia shtrënguar dorën, duke shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe interpretime mbi arsyet e këtij veprimi.

Ngjarja ka hapur debat mbi protokollin, marrëdhëniet politike dhe raportet ndërshqiptare në aktivitete të kësaj natyre.

Banner

Related posts

Vandalizohet dhe njolloset me ngjyrë të kuqe portreti i Osmanit. Cila është porosia?

Gjyla Halili

Erkan Arifi shtroi iftar për Muftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

Gjyla Halili

Ahmeti sot mbledh Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së

Gjyla Halili