AKTUALE

Vizitë në Mektebin e Xhamisë së Larme – Tetovë

Dje, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga referenti për arsim, Mr. Mahmud ef. Emini, realizoi një vizitë pune në Mektebin e Xhamisë së Larme, ku u mirëpritën nga mualimi Hfz. Zulqufli ef. Arsllani.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e mësimit të hafizave dhe talebeve tjerë, si dhe sfidat dhe nevojat që kanë gjatë procesit edukativo–arsimor.

Me këtë rast, nga ana e Myftinisë së Tetovës u shpërndanë disa Kur’anë për hafizlerët, si mbështetje dhe motivim në rrugën e tyre të memorizimit të Librit të Allahut.
Myftinia e Tetovës vazhdon të jetë pranë talebeve dhe mualimëve me mbështetje të pandërprerë. Allahu i bekoftë nxënësit tanë dhe i shpërbleftë përpjekjet e tyre!

Banner

Related posts

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në një mbrëmje Gala në Manhattan

Gjyla Halili

Mot me diell, temperaturat deri në 31 grad

admin

Osmani takon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

admin