AKTUALE

Bdi dega Kërçovë: Hakmarrje politike, apo riorganizim në baza etnike?

REAGIM

Zhvillimet e fundit që ndodhin në Administratën e Komunës së Kërçovës nuk janë në përputhje me normat juridike, njerëzore dhe politike.
Përkitazi me këtë, shprehim shqetësimin më të thellë ndaj vendimit të Aleksandar Jovanovskit për largimin nga puna të 21 të punësuarëve me kontratë.
Një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë, por edhe i motivuar politikisht, gjë që bie ndesh me realitetin zhvillimor të realizimit të projekteve të nisura në mandatin e kaluar, sepse pjesa dërmuese e të punësuarëve kanë qenë pjesë e hartimit të projkteve të filluara.
Përkundër këtij realiteti të dhimshëm, subjektet që ia mbajnë ison VMRO-DPMNe, heshtin ose jetojnë në një univers paralel duke refuzuar të përballen me realitetin. Integrimi i shqiptarëve në çdo nivel institucional nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e cila nuk mund të negociohet as të injorohet.
Andaj, u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të rishikojnë me kujdes secilin rast dhe të sigurojnë që çdo vendim të jetë në përputhje me legjislacionin dhe standardet profesionale. Çdo proces i tillë duhet të zhvillohet duke respektuar parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe barazisë së trajtimit për të gjithë punonjësit.
Procesi të mos perceptohet si politik, selektiv apo i padrejtë, pasi një qasje e tillë cenon integritetin institucional dhe moralin e punonjësve.
BDI – dega në Kërçovë kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e punonjësve në vendet e tyre të punës. Gjithashtu, kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të procesit të spastrimeve politike dhe etnike në Komunën e Kërçovës dhe në institucionet që janë në kompetencë të komunës. Përballë këtyre padrejtësive, shqiptarët nuk do të heshtin, as nuk do të dorëzohen.

Related posts

Nënkryetari i ASH-Sela kalon në ASH-në e Taravarit! Taravari: Isen Shabani sot bëhet anëtarë i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët

Gjyla Halili

Gostivar prin Fronti Europian, këto janë rezultatet e fundit parlamentare

Gjyla Halili

BDI: Huliganizmi dhe urrejtja po ushqehen nga pushteti

Gjyla Halili