AKTUALE

Bexheti: Me ASH-Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, do t’i bashkërendisim aktivitetet në komuna! BDI do të vazhdojë si grup parlamentar i FE-së!

Nga BDI e mbështesin vendimin e krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët dhe presin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej si subjekte opozitare, përcjell TV21.

“Ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyeshëm. Ata duan dhe kanë vendosur që t’i kthehen vetvetes, gjë të cilën ne e përshëndesim, e përkrahim, që bashkërisht, të gjitha subjektet opozitare, të gjitha këto zhvillimet që ndodhin në shtet që bashkërisht ta rikthejmë situatën në realitet, pasi jemi dëshmitarë se në shumë fusha, në shumë drejtime, për të cilat kemi folur në vazhdimësi, ka regres jashtëzakonisht të madh”, tha Blerim Bexheti nga BDI.

Bexheti tha se BDI-ja do të vazhdojë të veprojë në kuadër të grupit parlamentar të Frontit Europian.

“Të gjithë deputetë e tjerë që mendojnë se duhet të vazhdojnë. A ne mendojmë se do të vazhdojnë edhe deputetë e tjerë, do të vazhdojmë si grup parlamentari Frontit Europian, ashtu siç morëm edhe mandatin nga qytetarët. Duam të jemi konsekuentë deri në fund”, shtoi Bexheti.

Bexheti thotë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me ASH-Selën në nivel lokal.

“Nëse keni dëgjuar z.Sela dhe të tjerë, normalisht që grupet e këshilltarëve do të vazhdojnë ti bashkërendisin aktivitetet në të gjitha komunat”, theksoi Bexheti.

Related posts

BDI: VMRO DPMNE të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan

admin

Mickoski: Partia më ka autorizuar që të nominojë emra të rinj, që do të zëvendësojnë ata që shkuan në përqafimin vee Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Filipçe për borxhin prej 6 miliardë euro: Çdo foshnjë do të lindë me 6.000 euro borxh

Gjyla Halili