AKTUALE

Zekolli-Shaqiri kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: Kërkoj apel të vendimit

Banner

Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti Arbër Shaqiri, përcjell TV21. Zekolli-Shaqiri thotë se po i mohohet e drejta e ankesës, pasi gjykata paraprakisht shqiptoi dënim me burg prej 7 muajsh për personin që dyshohet që shkaktoi aksidentin.

“Dhe në momentin më të rëndë, kur vendimi u shpall, dhe dhimbja më pushtoi sërish, gjykatësja Dragana Isakovska më ngriti zërin. Ndriti zërin ndaj një gruaje që kishte humbur gjithçka, vetëm pse reagova njerëzisht. Atë çast nuk fola si profesioniste, por si nënë dhe si bashkëshorte e thyer. Dola me një fjali që më doli nga shpirti. Uroj të mos e përjetoni kurrë një dhimbje të tillë . Sot jam para jush me duar të lidhura, ligji nuk më jep të drejtë ankese, por Prokuroria e ka dhe sot i drejtohem asaj publikisht. Kërkoj apel të vendimit, kërkoj vendim të drejtë”, theksoi Zekolli Shaqiri.

Banner

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Gjyla Halili

NË MES HERONJËVE TË PAVDEKSHËM DHE TË GJALLË TAHIR SINANI DHE ALI AHMETI

Gjyla Halili

Osmani: Nga ne varet se a do të realizohet qëllimi i anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030

admin