AKTUALE

KA FILLUAR SEMINARI I 5-TË PËR IMAMËT BOSHNJAK NGA MAQEDONIA E VERIUT, KOSOVA DHE MALI I ZI

Më 18 nëntor 2025 filloi seminari i 5-të për imamët boshnjakë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, i cili këtë vit po organizohet në Ohër. Seminari është organizuar nga Drejtoria për Marrëdhënie të Jashtme dhe Diasporë e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercegovinës.

Seminarin e hapi zyrtarisht z. Muhamed Jugo, pas të cilit , në emër të Reisul Ulemasë të BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe në emër të Myftinisë së Ohrit, Myftiu h. Samet ef. Ajdari, mbajti një fjalë përshëndetëse.

Në këtë seminar marrin pjesë tetë imamë nga Maqedonia e Veriut, të cilët udhëhiqen nga Mr. Seadin ef. Bilali.

Ky seminar ka një rëndësi të madhe për të gjithë imamët, sepse ata janë udhërrëfyesit e xhematit dhe bashkësive të tyre, si dhe shtyllat themelore në ruajtjen e jetës shpirtërore dhe fetare të mislimanëve.

Seminari gjithashtu është dëshmi e bashkëpunimit vëllazëror dhe institucional ndërmjet Rijasetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rijasetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Në fund, Myftiu i Ohrit edhe një herë i përshëndeti mysafirët në emër të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe përcolli mbështetjen e Reisul Ulemasë për çdo projekt që shërben për forcimin e shërbimit imamit dhe unitetin e popullit tonë.

Banner

Related posts

Secili që pengon rrugën drejt BE-së punon për interesat ruse/ Më 8 maj populli të del në Referendum nëse janë pro BE-së

Gjyla Halili

Protesta e studentëve po merr përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët, VLEN e quan instrument politik të BDI-së

Gjyla Halili

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të ketë deputeten e parë me mbulesë

Gjyla Halili