AKTUALE

U nda nga jeta Roza (Zagreda) Gjonaj, nënë e ish-Këshilltarit Bashkiak në New York Mark Gjonaj

Me hidhërim është njoftuar ndarja nga jeta e Rozës (Zagreda) Gjonaj, e lindur më 10 maj 1948, e cila u thirr në amshim më 15 nëntor 2025, pas një beteje shtatëmujore me sëmundje. Roza ishte bashkëshortja e të ndjerit Zef Gjonaj dhe nëna e ish-Këshilltarit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj.

E ndjera lë pas tre fëmijët – Mark, Elza dhe Paul – si dhe dhëndrit e nuset: Alex Lulaj, Robertën dhe Çiljetën. Ajo ishte gjyshja e shtatë nipërve e mbesave: Amanda, Alexandra, Jonathan, Nicholas, Joseph, Alexa dhe Jennifer. Roza lë gjithashtu pas dy vëllezër, Kolën dhe George Zagreda, dhe dy motra, Victoria Grishaj dhe Mrika Popaj.

Ora e vizitës së trupit do të mbahet më 19 nëntor 2025, nga ora 14:00 deri në 21:00, në Farenga Family Funeral Homes, 920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469. Ceremonia e Meshës së Funeralit dhe varrimi do të zhvillohen në vendlindjen e saj, në Reç, Ulqin.

Famullia “Zoja e Shkodrës” ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe gjithë farefisin.

“Roza, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashtë Zoti forcë. Jepja, o Zot, pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushoftë në paqe. Amen.”

Related posts

Korridori 8 dhe 10 vazhdojnë, planifikohen mjetet edhe nga buxheti 2025!

Gjyla Halili

Deri më 22 qershor testim i gazsjellësit Shkup – Gostivar

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Mbi 603,000 pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në tremujorin e parë të 2024

Gjyla Halili