AKTUALE

MYFTINIA E BFI TETOVË ORGANIZOI SEMINARIN “LUFTIMI I DUKURIVE NEGATIVE NË SHOQËRI”

Banner

Myftinia e BFI Tetovë sot, më datë 15 nëntor 2025, organizoi seminarin me temë “Luftimi i dukurive negative në shoqëri” duke mbledhur bashkë në Tetovë ekspertë, profesorë të njohur, drejtues institucional, si dhe përfaqësues të arsimit dhe më gjerë.

Temat e trajtuara u mbajtën nga ligjërues të shquar: Prof. Dr. Muhamed Mustafi (Sistemi i Islamit në parandalimin e fenomeneve negative), Prof. Dr. Ali Pajaziti (Sjelljet devijante në kohë post-moderne: Vështrim Sociologjik), Prof. Dr. Qufli Osmani (Veset negative: si na formon shoqëria dhe si mund ta ndryshojmë veten), dhe Prof. Dr. Jeton Shasivari (Ajri i pastër: e drejtë e njeriut apo iluzion).

Seminari u shoqërua nga diskutime të hapura pas çdo ligjërate, me pjesëmarrjen e profesorëve, përfaqësuesve të universiteteve, drejtorëve institucionalë, medresantëve, besimtarëve dhe qytetarëve të Tetovës, si dhe nga një fjalim i mbajtur nga Myftiu Dr. Selver Xhemaili, në të cilin theksoi rëndësinë e luftës kundër dukurive negative nëpërmjet edukimit, angazhimit qytetar dhe rritjes së pranisë së të mirës në shoqërinë tonë, duke theksuar: “E keqja nuk ekziston si forcë më vete, ajo është thjesht mungesa e së mirës. Nuk mjafton vetëm të mos bëjmë keq, duhet të bëjmë mirë dhe të veprojmë.”

Shpresojmë që ky seminar të ketë shërbyer si një platformë e vlefshme për të nxitur debat dhe reflektim mbi dukuritë negative që prekin shoqërinë tonë, si dhe të jetë një pikënisje për iniciativa të tjera të ngjashme, të cilat synojnë përmirësimin e jetës sonë kolektive dhe forcimin e vlerave të përbashkëta.

Në fund të seminarit, u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe u përcoll mesazhi që ky aktivitet të shërbejë si platformë frymëzuese për të ardhmen kolektive.

Albumi nr.1

Banner

Related posts

Mickoski paralajmëron dhjetëra aksione policore për krime të kryera

Gjyla Halili

Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Gjyla Halili

Ndahen Xhensila dhe Besi

Gjyla Halili