AKTUALE

Ali Ahmeti: Dëshmitë në Hagë konfirmojnë dlirësinë e luftës çlirimtare

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se deklarimet e tij përbëjnë konfirmim të drejtësisë së luftës çlirimtare në Kosovë.

Sipas Ahmetit, ambasadori Hill – i cilësuar prej tij si njohës i thellë i zhvillimeve në Ballkan – ka deklaruar se vetëm ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq e kishte konsideruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale.

Ahmeti vlerësoi se një deklarim i tillë mbështet qëndrimet e tij se “çlirimtarët po përballen me akuza të sajuara, të cilat burojnë nga Beogradi dhe me ndikim të Moskës”.

Ai shtoi se javën e ardhshme pritet edhe dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark, e cila sipas tij do të forcojë më tej këtë argumentim.
“Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor: liri për çlirimtarët”, deklaroi Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Dëshmia amerikane në Hagë dëshmon dlirësinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë.

Edhe Ambasadori Kristofer Hill, njohës i shkëlqyer i rajonit, gjatë dëshmisë së kësaj jave në Hagë konfirmoi që vetëm kryekrimineli Sllobodan Millosheviq e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër.

Kjo vërteton edhe deklaratat tona se çlirimtarët tanë po gjykohen me akuzë të sajuar në Beograd me porosi nga Moska.

Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet e larta amerikane dhe pas asaj që do të prezentohet javën që vjen nga Gjenerali Vesli Kllark, mbetet vetëm vendimi përfundimtar meritor, liri për çlirimtarët!

Banner

Related posts

Tetova nuk duron nënçmim e nëpërkëmbje, Faton Ahmeti: E dashur rini më 8 Maj të bëjm fitoren dhe më të thellë

Gjyla Halili

Bekim Sali në vend të Izet Mexhitit/Mickoski: Askush nuk ka bërë marëveshje të tillë me Vmro-në

Gjyla Halili

Një potpuri që sjell atmosferën e dasmës shqiptare

Gjyla Halili