AKTUALE

REISUL ULEMA U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË

Tiranë, 13 nëntor 2025
Sot, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga H. Ismet Ademi, Drejtor për marrëdhënie me botën islame, dhe Mr. Fati ef. Azizi, Shef i Administratës, u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Shkëlqesia e tij Z. Fejsal bin Gazi Hifdhi.

Reisul Ulema shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për pritjen e përzemërt dhe konstruktive, gjatë së cilës u zhvilluan biseda të frytshme mbi tema të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit, Reisul Ulema shprehu vlerësime e larta mbi Konferencën Ndërkombëtare mbi Haxhin dhe Umren, e organizuar së fundmi në Xheda nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Mbretërisë së Arabisë Saudite, nën drejtimin e Shkëlqesisë së tij, Prof. Dr. Teufik bin Feuzan Er-Rebiah të cilit i falēnderoi për ftesēn e tij Reisul Ulemasë.l

Kjo konferencë dëshmoi edhe njëherë nivelin e lartë të organizimit, si dhe strategjitë, teknologjitë bashkëkohore, programet dhe metodologjitë profesionale që Mbretëria e Arabisë Saudite po zhvillon në kuadër të përgatitjeve për Haxhin e vitit 2026.
Në këtë kuadër, u prezantuan qasje të reja inovative që garantojnë një proces gjithnjë e më të lehtësuar dhe të sigurt për haxhilerët, duke u mundësuar atyre kryerjen e riteve me qetësi, dinjitet dhe devotshmëri.

Reisul Ulema theksoi se Mbretëria e Arabisë Saudite tashmë përfaqëson një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar, duke qenë shtyllë fuqishme dhe konstruktive në sferën fetare, diplomatike, ekonomike, sociale, kulturore, paqësore dhe humanitare.
Investimet e saj në të gjitha fushat e zhvillimit pozitiv janë të jashtëzakonshme, veçanërisht në promovimin e paqes dhe në ndalimin e konflikteve në rajone të ndryshme të botës.

Në fund të takimit, Reisul Ulema falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Z. Fejsal bin Gazi Hifdhi dhe stafin e tij për bashkëpunimin korrekt, të sinqertë dhe miqësor me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së.
Ai njëkohësisht shprehu falënderimet dhe urimet e tij më të sinqerta për Mbretin e Arabisë Saudite, Kujdestarin e Dy Haremeve të Shenjta, Shkëlqesinë e tij Mbretin Selman bin Abdulaziz, si dhe për Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Shkëlqesinë e tij Princin Muhamed bin Selman, duke iu uruar shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në shërbim të Islamit dhe mbarë njerëzimit.

Banner

Related posts

Zgjedhjet në Mal të Zi, deklarohet Abazoviq

admin

Grubi: Sa? Sa, sa, sa?!? 20, 21, 22, 23, 24, 25…ngjitja emrin!! Fronti ska te ndalur!

Gjyla Halili

Isen Shabani: Mbështetja e madhe e qytetarëve konfirmon rrugëtimin drejt fitores në Vrapçisht

Gjyla Halili