AKTUALE

Delegacioni i Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Zagreb, priten nga Ambasadori Martin Berishaj

Me ftesë të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Pronës Shtetërore të Republikës së Kroacisë, një delegacion nga Republika e Kosovës, i udhëhequr nga Enver Krasniqi, drejtor i Departamentit për Trajtimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, zhvilloi një vizitë pune në Zagreb.

Gjatë vizitës, delegacioni realizoi një takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, ku u mirëprit nga ambasadori dr. Martin Berishaj dhe stafi diplomatik i misionit.

Qëllimi kryesor i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave profesionale dhe diskutimi mbi kuadrin ligjor, sfidat dhe praktikat e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar në kuadër të procedurave penale. Të dyja palët analizuan mundësitë për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe administrativë që sigurojnë transparencë, efikasitet dhe ruajtje të integritetit institucional.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, si dhe gatishmëria për thellimin e këtij partneriteti, veçanërisht në fushën e administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, e cila konsiderohet si një komponent kyç në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ambasadori dr. Berishaj vlerësoi lartë vizitën dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit profesional dhe institucional, duke potencuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe praktikat e mira janë esenciale për avancimin e proceseve ligjore dhe administrative në të dy vendet.

Banner

Related posts

Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth disa propozim-ligje, do të votohet plotësisht

Gjyla Halili

A mundet BE-ja të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

Gjyla Halili

Siljanovska: Hegeli e ka gabim, maqedonasit meritojnë president dhe kryeministër më të mirë

Gjyla Halili