Drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki dhe Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, ditët që lamë pas qëndruan në Stamboll të Turqisë, ku morrën pjesë në punimet e seminarit “Arsimi Fetar në Shtetet Mike të Ballkanit”, e cila u organizua nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë, ndërsa punimet u zhvilluan në Beyoğlu Öğretmen Evi – Stamboll
Gjatë qëndrimit në Stamboll të Turqisë, delegacioni në fjalë shfrytëzoi rastin që të realizojë vizitë miqësore në Qendrën për Hulumtime Islame (ISAM), ku u pritën nga drejtori i kësaj qendre, Prof. Dr. Murteza Bedir.
Drejtori Sadiki, fillimisht përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe më pas falenderoi Prof. Dr. Murteza Bedir për mikpritjen duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e palodhur të tij në drejtim të zhvillimit të kësaj qendre si një ndër qendrat më të mëdha botërore të hulumtimit dhe botimit të literaturës Islame, kontribut ky i cili dëshmohet përmes botimit të veprave kapitale.
Nga ana tjetër Prof. Dr. Mustafa Bedir, falenderoi mysafirët për vizitën kuptimplote, duke u shprehur tejmase i gëzuar me arritjet e mëdha të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në organizimin e jetës fetare, edukativo – arsimore dhe kulturore, të cilat janë një dëshmi e punës dhe përpjekse maksimale të udhëheqësit të këtij institucioni, e cila kulmon me arritjen e sukseseve të synuara.
Në fund, Prof. Dr. Murteza Bedir, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe vizitorëve u dhuroi botimin e fundit të kësaj qendre hulumtuese, “Avrupa-yı Osmânî”, të autorit Machiel Kiel.
Në këtë takim morri pjesë edhe studijuesi dhe përkthyesi i njohur shqiptarë, PhD Fatjon Shabani.
Allahu ju bekoftrë!