AKTUALE

Vazhdojnë vizitat e rregullta në mektebet e Tetovës dhe rrethinës

Referentët e Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki, kanë zhvilluar këtë javë vizita pune në disa mektebe të qytetit dhe rrethinës, me qëllim ndjekjen nga afër të procesit edukativo-arsimor në këto institucione fetare.

Gjatë kësaj jave, ata vizituan:

✅️Mektebin e Xhamisë së Lagjes Drenovec, ku mësimet zhvillohen nga mualimi Luftim ef. Deari
✅️Mektebin e Xhamisë së Re në Lagjen Drenovec, nën kujdesin e mualimit Harbin ef. Idrizi.
✅️Mektebin e Xhamisë së Re në Tearcë, ku mualimja Mirlinda Sulejmani punon me përkushtim me nxënësit.
✅️Mektebin e Xhamisë Qendrore në Tearcë, ku mësimin e zhvillon mualimja Elma Ceka.

Gjatë vizitave, referentët e Myftinisë u njohën nga afër me ecurinë e mësimdhënies, pjesëmarrjen e nxënësve dhe përkushtimin e mualimëve, si dhe dëgjuan nga afër nevojat dhe sugjerimet e tyre.

Myftinia e Tetovës do të vazhdojë me këtë program të rregullt vizitash, me synim forcimin e bashkëpunimit me mualimët dhe përmirësimin e procesit arsimor në të gjitha mektebet e qytetit dhe rrethinës.

Banner

Related posts

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

admin

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Në këtë moment kyç nuk do ta lëmë vendin në duar të amaterëve politik

Gjyla Halili