AKTUALE

Siljanovska pasi pranoi Raportin e KE-së: Vlerësimi jo vetëm politik por i bazuar në Kriteret e Kopenhagës

Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e priti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihail Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin për vitin 2025. Ambasadori Rokas i theksoi problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura, informojnë nga Kabineti i Siljanovska – Davkova.

Bashkëbiseduesit konstatuan mungesë të përparimit në sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe gjyqësorit, duke theksuar nevojën për përpjekje maksimale për reformë në këto sfera.

“Në takim u përshëndetën rezultatet pozitive në kuadër të Planit të Rritjes, reformës së administratës publike, si dhe sukseset në Klasterët 3, 4, 5 dhe 6. Siljanovska-Davkova pati vërejtje për disa nga gjetjet në Raport që i referohen Klasterit 1. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që vlerësimi të bazohet në Kriteret e Kopenhagës, dhe jo në kushtet politike me të cilat përballemi për dy dekada”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Siljanovska-Davkovës.

Për ambasadorin Rokas, shtohet, momentin i tanishëm është më i miri për hapa të guximshëm dhe vendimtarë në reforma, për shkak të vullnetit të shprehur hapur të liderëve të BE-së për mbështetje dhe ndihmë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriu

Banner

Related posts

MEPSO me udhëheqësi të re. Doc. Dr. Burim Latifi emërohet drejtor

Gjyla Halili

VLEN është në test rezultatet dalin në zgjedhjet lokale, populli vlerëson populli gozhdon!

Gjyla Halili

Mexhiti në Vjenë, do të ketë fjalim në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik

Gjyla Halili