AKTUALE

Identifikim biometrik me pasaportë ose letërnjoftim në vendvotim

Aparatet biometrike të identifikimit, të përdorura për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, po përdoren sërish në votimin e sotëm.

Votuesit identifikohen me kartë identiteti ose pasaportë – edhe nëse dokumentet u kanë skaduar deri më 19 tetor – përmes pajisjeve biometrike me gjurmën e gishtit të madh të dorës së djathtë.

Votimi kryhet fshehurazi, personalisht dhe me stilolaps të kaltër. Fletëvotimi është i vlefshëm vetëm nëse është qartësisht i rrethuar numri i kandidatit ose listës.

Votimi në grup, fotografimi dhe mbajtja e armëve në qendrën e votimit janë të ndaluara. Votuesve që kanë nevojë për ndihmë u lejohet asistencë, por vullnetin duhet ta shprehin vetë.

Banner

Related posts

Taravari: Kam biseduar me Mickoskin, nëse na konsideron të panevojshëm ASH do të largohet nga Qeveria

Gjyla Halili

Taravari: Shok dhe miq që rikthehen në Aleancën për Shqiptarët

Gjyla Halili

Fari Iseni: Problemeve si ky, po u vjen fundi

Gjyla Halili