AKTUALE

Ali Ahmeti me dhimbje për ndarjen nga jeta të mikut të tij Fatos Nano

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të mikut të tij të vjetër dhe bashkëpunëtorit të orëve të vështira, Fatos Nano.

Në një mesazh ngushëllimi, Ahmeti shkruan:

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.

Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.

U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë.”

Ali Ahmeti e kujton Nanon si një burrë shteti që i kushtoi jetën idealeve të lirisë dhe zhvillimit të Shqipërisë, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe për kombin shqiptar.

Banner

Related posts

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

admin

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Gjyla Halili

Pse fuqizimi i koalicionit opozitar LEN po shkakton frikë tek pushteti?!

Gjyla Halili