AKTUALE

Publikohet orari i homazheve për Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në nderim të dy prej figurave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, Heronjve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2025 do të mbahen homazhe dhe nderime në disa lokacione të rëndësishme në Podujevë dhe Prishtinë.

Këto aktivitete përkujtimore organizohen nga Klubi Politik “Afrim Zhitia”, në bashkëpunim me veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë që çdo vit nderojnë veprën e pavdekshme të dy bijve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

Orari i homazheve dhe nderimeve:

🕙 Ora 10:00
Nderime pranë Obeliskut dhe shtatores së Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në fshatin Llugë të Podujevës, aty ku për 30 vite pushonte nën dheun e Llugës heroike, Sekretari Organizativ dhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit Politik të LPK-së.

🕛 Ora 12:00
Homazhe në varrezat e Heronjve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë.

🕐 Ora 13:00
Nderime pranë flamurit kombëtar, afër vendit ku ranë heroikisht në Breg të Diellit, Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Me këtë rast, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve, bashkëveprimtarëve dhe familjarëve të marrin pjesë për të nderuar kujtimin e dy simbolëve të qëndresës dhe sakrificës për liri e bashkim kombëtar.

🇦🇱 Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!

Me respekt,
Ragip Shala
Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”
📍Prishtinë, më 29 tetor 2025

Banner

Related posts

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Gjyla Halili

Nënshkrim i grantit ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Osllomej 2”

Gjyla Halili

Drejtori i FBI-së Kash Patel sapo paralajmëroi arrestimin e Jack Smith

Gjyla Halili