AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË CEREMONINË E AMBASADËS SË TURQISË ME RASTIN E DITËS NACIONALE

Më 29 tetor 2025, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Z. Irsal Jakupi, si dhe myftinjtë Dr. Qenan ef. Ismaili, Dr. Selver Xhemaili, H. Sabahudin ef. Zendeli, Mr. Nasir Rexhepi, H. Xhunejd ef. Jashar, dhe bashkëpunëtorët Z. Nizam Reshid e Dr. Furkan Shaban, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Ceremonia u udhëhoq nga ambasadori i Republikës së Turqisë, Z. Fatih Ulusoy, në prani të personaliteteve të shumta nga fusha të ndryshme të jetës politike, diplomatike, akademike e fetare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Z. Ulusoy shprehu falënderimet dhe mirëseardhjen për të ftuarit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj dite për shtetin dhe popullin turk.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë miqësie dhe ishte organizuar në mënyrë të shkëlqyer.

Banner

Related posts

Vatra promovoi veprën “KOSOVA, Sovraniteti vs Integriteti” të Ambasador Arben Çejku

Gjyla Halili

VLEN: Veting për Sadulla Durakun, njeriun që u ul në të gjitha funksionet!

Gjyla Halili

Aktiviteti kulturor “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”

Gjyla Halili