AKTUALE

BDI: Sindromin e Gazimestanit VLEN e manifestoi me Ambasadorin Rus dhe rusofilin Stoilkoviq

Banner

Ambasadori Rus Bazdnikin bashkë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, rusofilin Ivan Stoilkoviq, dhe shoqatat serbe në Maqedoni shënuan përvjetorin e “betejës së Kumanovës” nga viti 1912 që shënon okupimin serb të Maqedonisë dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe maqedonasve.

Jemi dëshmitarë të manifestimeve të shpeshta serbe në Maqedoni si dhe deklaratave “Serbia jugore, Serbia e vjetër, Banovina e jugut, etj.”

Maqedonasit quhen maqedono-verior nga autoritetet serbe dhe asnjë reagim nga autoritetet vendore.

VLEN i zëvendëson shqiptarët me serb në pozitat drejtuese në qeverisje dhe në pushtetin ekzekutiv, sjellin bankën serbe në Maqedoni, manifestojnë me Dodikun në Shkup, Manastir, Kumanovë, rresthohen me Vuçiqin, turpërojnë Presidenten Vjosa Osmani, veteranët nga Kosova, etj.

Si në maj 2024, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ashtu edhe në tetor 2025, VLEN feston humbjen. Historia njeh vetëm një rast tjetër të tillë, betejën e Gazimestanit në Fushë Kosovë ku serbët e mundur festojnë sot e kësaj dite betejën me otomanët në 1389.

Ky fenomen i festimit të humbjes quhet “sindroma e Gazimestanit” e njohuur deri dje vetëm për serbët, por nga sot edhe për VLEN, të cilët janë të kapluar nga bota serbe, e konfirmuar nga parlamenti europian.

Banner

Related posts

“Charlie Hebdo” nuk kursen tërmetin në Turqi, publikon karikaturën me shkrimin “tallës”: Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke….

admin

Malsori rikthehet fuqishëm me duetin surprizë “Potpuri” me Liria Dedvukaj

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës organizon kontrolle shëndetsore falas, Dehari: Bashkohuni me Ne

Gjyla Halili