AKTUALE

ALI AHMETI I KA FITUAR NE ZGJEDHJET  LOKALE, MBI 22.000 VOTA ËSHTË NË EPËRSI NË NIVEL KOMBËTAR

Zhurma dhe propaganda se Ali Ahmeti i ka humbur zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut nuk është e vërtetë!

Aleanca Kombëtare për Integrim e Liderit kombëtar Ali Ahmeti, është kampi politik shqiptar më i votuari në zgjedhjet e 19 Tetorit 2025, në Maqedoninë e Veriut!

Dëshira e armiqve të çështjes shqiptare dhe kundërshtarëve politik, për ta parë të mundur dhe të humbur Udhëheqësin e madh kombëtar Ali Ahmetin, mbetet vetëm dëshirë dhe asgjë tjetër!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, sikur pas vitit 1981, që realizoi të gjitha objektivat dhe i arriti të gjitha qëllimet në luftën çlirimtare në Kosovë, edhe në Maqedoni të Veriut, pas vitit 2001 i realizoi dhe po i realizon një nga një të gjitha hallkat e platformës kombëtare shqiptare!

E kotë është propaganda se është mundur në zgjedhje Ali Ahmeti!
E kotë është propaganda se është pensionuar nga humbja Ali Ahmeti!
Nuk mundet Ali Ahmeti, është fitimtar dhe triumfator!

Ali Ahmetit vetëm vendimi i zotit ia sjell vdekjen, nga e cila askush nuk ka shpëtuar!
Ali Ahmetit vetëm vendimi i popullit shqiptar mund të ia ndal rrugën e fitoreve të mëdha e historike në shërbim të interesave te Tij!

Por populli shqiptar asnjëherë në histori, nuk ka dalur kundër bijëve të Tij besnik e dalëzotës, Ali Ahmeti është pjesë e kontigjentit të rreshtit të parë të dalzotësve më të mëdhenj të interesave kombëtare!
Pra është e kotë, sepse populli shqiptar nuk do të dalë kundër Ali Ahmetit, ngase e din se e ka Komandant e Udhëheqës besnik, që tërë jetën e Tij e ka shkrirë dhe vënë në shërbim të interesave të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Shifrat flasin se kampi politik zgjedhor i Ali Ahmetit, më 19 Tetor 2025, ka shënuar fitore dhe fitore do të shënoj gjithmonë, sepse mbron dhe përfaqëson me fanatizëm interesin e kombit!

Kërçova, Dollneni dhe tani Çashka, janë argumente që e mbajnë vulën e fitoreve të UÇK-së gjatë luftës, kurse dihet se themelues dhe Komandant, prijës e luftëtar i saj ishte dhe mbetet i padiskutueshëm Ali Ahmeti!

Dielli me shoshë thotë populli nuk mbulohet, as fitorja e Ali Ahmetit në zgjedhjet e 19 Tetorit 2025, nuk mund të mbulohet!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Tetor 2025!

Banner

Related posts

FTESË PËR NDJEKJEN E NDESHJES SË FUTBOLLIT: KF DEÇIQ KUNDËR TNS (WAL)

Gjyla Halili

Policia me bastisje të reja, në lidhje me dyshimet për parregullsi në Lotarinë Shtetërore

Gjyla Halili

Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nder të heroit Selim Berisha

Gjyla Halili