AKTUALE

Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit digjen disa motora me 4 rrota

Më datë 18 tetor 2025, rreth orës 02:55 pas mesnate, në SPB Tetovë është paraqitur një rast zjarri në një vend ku jepeshin me qira katërcikleta (ATV), në rrugën lokale Tetovë – Kodra e Diellit.

Sipas raportit të A.I. nga Tetova, disa katërcikleta janë përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar me ndërhyrjen e shpejtë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës.

Një ekip nga SPB Tetovë ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer inspektim, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Banner

Related posts

RIJASETI I BFI E RMV MBAJTI MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

admin

Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili ngushëllon familjen Asllani nga Gërçeci

Gjyla Halili

Editorial / Retorika e partisë bullgare “Rilindja” për bashkim me Maqedonia e Veriut – mes nacionalizmit dhe realitetit politik

Gjyla Halili